Pasi u rendit në vendin e shtatë në stilin e shkëputjes, peshëngritësi ynë Briken Calja shkëlqeu në shtytje, në garat që po zhvillohen në “Tokyo 2020”, në peshën deri në 73 kg.
Calja e nisi stilin e shtytjes me peshën 184 kg dhe e kaloi me sukses. Por pasi lëshoi shtangën ndjeu dhimbje në gju. Në provën e dytë ai tentoi 188 kg, por nuk ia doli dot. Por në provën e tretë Calja ngre 190 kg, i treti ne shtytje.
Në total pshëngritësi ynë ngriti 341 kg, duke u renditur i katërti. Për vetëm 1 kg, Calja nuk merr medalje. Vërtet mëkat për peshëngritësin shqiptar. Gjithsesi, është rezultat historik për Shqipërinë. Në këtë kategori kinezi Shi Zhyong theu rekord olimpik me 366 kg në total.