Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka dhënë një datë për shkrirjen e kufijve mes vendeve që janë pjesë e iniciativës së Shengenit Ballkanik. Nga Maqedonia e Veriut ku po mbahet Forumin Ekonomik “Ballkani i Hapur”, ku ka folur për projektet dhe për të parë drejt së ardhmes në të mirë të qytetarëve. Ai e ka nisur fjalën duke përshëndetur mikpritësin, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ndërsa kryeministrit shqiptar Edi Rama i është drejtuar si një mik i dashur.
Ai tha se nëse këto projekte zbatohen më 1 janar 2023 nuk do ketë kufij mes vendeve dhe se nga Beogradi për në Tiranë askush nuk do i ndalë qytetarët.
“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur, i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë! Mendoj se Zoran i përfshiu të gjitha në emrin e secilit nga ne. Kur e nisëm këtë iniciativë të gjithë ne, përkatësisht secilit nga ne na u duk se është diçka e mirë për të ardhmen dhe se do ndryshojë gjërat në Ballkan. Shumë lehtë i gjenim mangësi nj-tj dhe gjenim arsye për mosmarrëveshje. Vlerësuam se do ishte shumë mirë për ata që kanë qenë më të afërtit. Serbia dhe Shqipëria nuk kanë qenë të afërta dhe kishim probleme të ndryshme, megjithatë vendosëm fokusin nga e ardhmja që t’u lëmë diçka atyre që vijnë pas nesh. Dy vitet e kaluara kemi zhvilluar një besim të sinqertë mes nesh në kuptim të zhvillimit të marrëdhënieve në rajon dhe qasjen drejt Europës. nuk jemi as torollakë as naivë që të mendojmë se dikush mund të punojë për vendet tona nëse nuk e bëjmë vetë këtë. Duhet të demonstrojmë se jemi të aftë dhe mund të vendosim për veten dhe të mos presim që dikush mund të në udhëzojë por se jemi të gatshëm të marrim në dorë fatin tonë dhe të punojmë për qytetarët tanë.
Propozimet tona u pranuan. Të kaluarën duhet ta lëmë mbrapa e të shohim drejt së ardhmes.
Nëse shkojmë në Novisad, Nish, Shkup e Durrës, mund të bëjmë diçka të madhe. Dje kemi zbatuar dhe një detyrë, ne do të përpiqemi dhe japim maksimumin tonë. Të ndërtojmë besimi ne ndërsjelltë, të kemi rezultat, nëse i bëjmë këto ne më 1 janar 2023 nuk do kemi kufij mes vendeve tona. Nga Beogradi do nisemi për në Tiranë dhe askush nuk do iu ndalë. Rrisim sigurinë e qytetarëve tanë. Kur futemi në një sistem të vetëm, do dimë se cilët janë kriminelët apo ata që merren me aktivitete ilegale”, tha Vuçiç ndër të tjera.