Jo vetëm futbollistët me origjinë nga Kosova apo nga Maqedonia, por edhe disa këngëtarë apo persona të tjerë të famshëm kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.
Përveç notave të patriotizmit, shtetasve kosovarë pasaporta shqiptare u lehtëson lëvizjen në Europë, pasi Kosova ende nuk ka arritur të marrë liberalizimin e vizave. Këngëtarja Filloreta Raçi është shqiptare e Kosovës, por ka vetëm pasaportën kosovare dhe ka gjithashtu dëshirë që të ketë edhe atë shqiptare.
Këtë gjë e ka shprehur e ftuar në emisionin “Trokit”. Fifi duhet të thoshte diçka për secilin personazh që i paraqitej në foto, dhe në momentin që pati përballë foton e kryeministrit Edi Rama këngëtarja tha:
“Aman, atë pasaportën. Zoti kryeministër Rama, atë pasaportë! Po ta bëj kërkesën live, si i bëhet për ta marrë?! Ok, e di që është Presidenti që ta jep, por Rama mund të më ndihmojë.”