MENU
klinika

"Situata është e rëndë”

Harxhi: Do të kemi dorëheqje të tjera, PD po shkon drejt vetëshkatërrimit

29.07.2021 - 16:06

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi e ftuar në “Breaking”, u shpreh se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme. Ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

“Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit.

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, tha Harxhi.