MENU
klinika

“Ho me ça tha?”

Përgjimet e reja nga Hipoteka: O Tano gjithë ky lek rrugëve, a ke lujt mendsh?

29.07.2021 - 16:38

Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës. Gazment Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha janë lënë në burg, me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Panol At Nikolla më detyrë punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tiranë është pezulluar nga detyra me akuzën e korrupsionit pasiv.

Në dosjen e siguruar zbardhet një tjetër episod ku të përfshirë në ndikim të paligjshëm për sigurimin e certifikatave të pronësisë janë Gazment Canaj dhe Neritan Bablusha. Bëhet fjalë për rastin e cilësuar nga prokuroria si “Shati” që interesohet Gëzim Bazha.

Prokuroria thotë se në 29 Prill Gazment Canaj ndërsa nis të bëjë një telefonatë, dëgjohet në biseda ambintale me një person tjetër duke thënë “Barbara i kishte thënë që donte 5 mijë euro, për te hipoteka, por dyshoj se mos i ka prishur lekët e burrit të huaj”.

Në datë 9 Maj, prokuroria ka përgjuar një tjetër bisedë mes Gazment Cakajt dhe Gëzim Bazhës.
Biseda e përgjuar:
Gëzim Basha: Ho me ça tha?

Gazment Canaj: Hic me, gjer të premten më tha ta jap në dorë.

Gëzim Basha: Po pra, ashtu më tha dhe mua, amon më ler cikë kohë.

Gazment Canaj: Unë ti pruna lekët për burrni, mbaj thash, lekët nëse e ke të sigurt, ke bo be cunin thash, do ulemi edhe njëherë nesër të pim kafe me Gëzimin.

Në datë 25 Maj zhvillohet një tjetër bisedë mes Gazment Canajt dhe Neritan Bablushës.

Biseda e përgjuar;

Gazment Canaj: O Tano po këna gjith këtë lek rrugëve o Tan. Po na flliq me shokët o vëlla, na vjen turp ti rri te lokali o vlla, vjen tjetri atje, e di sa turp më vjen.

Neritan Bablusha: Po s’kemi pse ti lomë lekët rrugëve, a ke lujt mendsh.

Në vazhdën e bisedave për regjistrimin e pronës në Kadastër, Neritan Bablusha telefonon Gëzim Bazhën.

“O sot në drekë vëllai tat, ka ora 3 e gjys 4, ose nesër mjes kur të vij nga puna do të bie haberin e mirë për atë punën tonë që ken ato, po mos u nis fare me ato…Se mrom kemi qene deri ne 12 notes bashke me atë” shprehej Neritan Bablusha.