MENU
klinika

Olimpiada

Paraqitje e dobët e qitëses shqiptare në “Tokyo 2020”

30.07.2021 - 10:02

Ka përfunduar konkurrimi olimpik për qitësen shqiptare Manuela Delilaj, që dy ditët e fundit garoi në disiplinën 25 metra pistoletë me precision.

Në përfundim të garave, ajo u klasifikua e fundit, në vendin e 44-t, me 556 pikë në total. Ditën e parë ajo garoi në disiplinën e preçizionit, ku u rendit e parafundit me 280 pikë. Ndërsa sot ajo garoi në disiplinën “rapid”, ku grumbulloi 276 pikë dhe u klasifikua sërish e parafundit.

Në tri seritë e zhvilluara sot, ajo grumbulloi 94, 92 dhe 90 pikë. Në total, pas dy disiplinave, Delilaj u klasifikua në vendin e 44-t, me 556 pikë, shumë larg rivaleve të saj.

Pak ditë më parë ajo mori pjesë edhe në garën e 10 metrave pistoletë me ajër, ku bëri një paraqitje më të mirë. Ditët e fundit, qitësja ka patur një dëmtim në krahun e djathtë, që e ka penguar të jetë në formën optimale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN