MENU
klinika

"PD bëri gjithçka për..."

Emergjenca mjedisore në Fier, Subashi i përgjigjet Bashës

30.07.2021 - 10:19

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për deklaratat e tij në lidhje me emergjencën mjedisore e krijuar në fushën e mbetjeve të qytetit.

Subashi shkruan në Facebook se PD bëri gjithçka në Këshillin Bashkiak për të penguar investimin në impiantin e ri, organizuan protesta pa fundit dhe vazhdimin të shpifin.

“Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!! Po si ka mundësi?! Ku e gjen të drejtën morale?! Lulzimi dhe të “tijët” në Fier që votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!

E kanë të kotë! Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në radhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë.  Fund plehrave në qytet”, ka shkruar Subashi.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier