Azbi Arapi do të zëvendësojë Arben Isarajn në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga detyra pas arrestimit të vëllait.
Komandimi i Arapit u bë i ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Aktiv në radhët e Partisë Socialiste, aktualisht Arapi mban edhe një detyrë tjetër në DPSHTRR.
NJOFTIMI
Për të mos kolapsuar punën institucionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës z.Damian Gjiknuri komandoi z.Azbi Arapi, aktualisht me detyrë Zëvendës Drejtor i Përgjithshem Ekonomik, të kryejë gjithashtu detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR-së, datë më 01.11.2018.
Z.Azbi Arapi ka lindur në tetor 1970, në Burrel. Është i martuar me znj.Shkëndije Arapi (Çupa) dhe kanë dy fëmijë, Elvanin dhe Desarën.
Pasi ka ndjekur studimet e larta (1989-1992) në fakultetin Gjeologji Miniera, z.Arapi ka vazhduar studimet në universitetin “Luigj Gurakuqi”, në degën Administrim Biznes, i kualifikuar me titull “Drejtues Biznesi”.
Eksperienca dhe karriera e tij në fushën e biznesit ka vazhduar si në territorin shqiptar, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ndër eksperiencat e punës, theksojmë menaxhimin e një kompanie greke dhe për shumë vite përfaqësimin e kompanisë Amerikane Trimble GmbH.
Z.Arapi ka qenë pjesëmarrës në shumë aktvitete rajonale dhe botërore (USA, Gjermani, Poloni, Zvicër, Itali, Korea, Kinë, Greqi, Çeki). Është trajnuar në Gjermani për rekrutimin e punonjësve në kompani të mëdha, për menaxhimin e grupeve të punës, funksionimit të shoqërive tregtare, ekspertizën kontabël, orientimin e politikave të zhvillimit, iniciator dhe udhëheqës i projektit të implementimit të sistemit VRS nga Trimble Group në Shqipëri.
Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Në vazhdim, përvec jetës aktive politike ku aderon, z.Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018, postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN).
Së fundmi, emërohet Zëvendës Drejtor i Pergjithshem Ekonomik në DPSHTRR duke kaluar si titullar i saj më 01.11.2018.
Z.Azbi Arapi duke u bazuar në programin e Qeverisë “RAMA 2”, po trajton problematikat e ndeshura në këtë institucion, me qëllim për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, me ambicien realizimin e tyre në kohë reale. Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standarteve më të larta.