MENU
klinika

Tenderi i uniformave

Apeli lë në burg 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

30.07.2021 - 16:57

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat për 9 zyrtarët dhe ish zyrtarët e arrestuar duke lënë 8 në burg dhe 1 në “arrest shtëpie” për abuzimin me tenderin 2.8 mld lekë të uniformave të policisë.

Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila u shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik.

Arrest me burg

Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike

Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit

Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit

Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit

Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Arrest shtepie

Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!