Tifozët janë rikthyer në stadiume në Itali, ndonëse në numër të limituar. Gjatë Evropianit, në ndeshjet në “Olimpico”, cdo gjë gjë shkoi mirë, por tani nis Serie A.
Klubet kanë një kërkesë për të gjithë drejtuesit dhe organet kompetente: “Të rihapen stadiumet me 100 për qind të kapacitetit, ndryshe do të jetë e vështirë t’i shpëtojmë falimentit.”
Por ndërkohë ka edhe disa të tjerë, si për shembull presidenti i Genoas, Enrico Preciozi, i cili kërcënoi duke thënë se me disa homologë dhe miq të tij në krye të klubeve elitare po mendojnë edhe bojkotin e javës së parë të Serie A, e cila nis të premten më 21 gusht.
“Si ka mundësi që lokaleve dhe restoranteve nuk u vihen kufizime në njerëz dhe mungon distancimi social, ndërsa në stadiume po. Kjo është çmenduri. Nuk po mbijetojmë dot dhe mund të mos e nxjerrë skuadrën në fushë në javën e parë.
Nuk po shpallim dot fushatën e abonimeve për biletat, sepse ende nuk e dimë nëse rihapja është 50 përqind apo me normat e tjera bie në 23 përqind. Pastaj, kush do t’i frenojë qoftë edhe 5000 të pranishëm që të ulën sipas kërkesave. Të vaksinojmë popullsinë dhe të vaksinuarit të hynë në impiantet e hapura totalisht”, është kërkesa e Preciozit.