MENU
klinika

"Je i pari që do çojmë në SPAK!"

Qeveria i kaloi Bashkisë truallin e Teatrit, reagon Aleanca, paralajmëron Erion Braçen

31.07.2021 - 12:36

Qeveria shqiptare ka vendosur dje që truallin ku ka qenë Teatri Kombëtar, t’ia kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e objektit të ri.

Sipas VKM-së së firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, Bashkisë së Tiranës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në vendim, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Ndërkohë, për këtë lajm ka reaguar dhe Aleanca për Teatrin. Përmes përfaqësueses së tyre, Adriana Kalaja, Aleanca njoftoi pak më parë se do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja e kaluar dje në Këshillin e Ministrave.

“I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, tha Kalaja ndër të tjera mesditën e sotme.

Screenshot 2 60