MENU
klinika

“Po na kopjojnë emisionin”

Gazetari i njohur akuzon publikisht Orin dhe Florin!

31.07.2021 - 13:15

Kjo verë, ku emisionet e pasdites janë ato që na shoqërojnë në ekranet shqiptare, duket se është kthyer në një garë mes tyre.

Gazetari i programit ‘Ora Verore” në “Ora News”, Ronaldo Sharka ka akuzuar publikisht moderatoren Oriela Nebiaj se programi “Pushime on Top” që transmetohet në “Top Channel” i ka kopjuar idenë, insertet apo skenarin

Ai ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, ku nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjirokastra u shpreh:

“Na kanë kopjuar jo vetëm të ftuarit, por edhe orarin dhe formën e transmetimit apo kamerat e fshehta që i kam bërë unë dhe po i bëjnë ata identike me po të njëjtën temë. E kam fjalën për një ndër moderatoret më të talentuara Ori Nebiaj dhe kolegun e saj në Pushime on Top”, është shprehur Sharka.

Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit. Mirëpo pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimi politik për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion.

Ori i është bashkuar televizonit “Top Channel” prej kohësh, ku i janë besuar formate të rëndësishme si “Wake Up”, të cilin e prezanton me Isli Islamin, apo “Pushime On Top” që e ka drejtuar së bashku me Flori Gjinin.

Këtë 25 prill, ajo kandidoi për deputete mirëpo pas zgjedhjeve, iu rikthye sërish dashurisë së saj, ekranit.