MENU
klinika

I jep të artën Gjermanisë

Mposhti Djokovic, Zverev triumfon edhe në finale

01.08.2021 - 12:32

Alexander Zverev fitoi medaljen e artë të turneut të tenisit për meshkuj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe për Gjermaninë është një herë e parë absolute.

Gjermani, numri 4 në botë, i cili shoi ëndrrën e Djokovic në gjysmëfinale, mposhti rusin Karen Khachanov (numri 12 në botë) pa asnjë problem, duke fituar dy sete (6-3 dhe 6-1) në një orë e 21 minuta lojë.

Për Gjermaninë ky është ari i parë ndonjëherë në tenis për meshkuj. Finalja për bronzin u zhvillua dje, me spanjollin Pablo Carreno Busta çuditërisht fitues mbi numrin 1 të botës Novak Djokovic, i cili përfundoi vetëm i katërti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN