Janë mbyllur të gjitha vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve që “mbytën” qytetin e Fierit me tym prej 5 ditësh.
Ndonëse flakët u shuan 3 ditë më parë mbetjet e djegura kanë vijuar të çlirojnë tym edhe ditën e djeshme. Fatmirësisht sot janë mbuluar vatrat e tymit të cilat kanë krijuar probleme në ndotjen e ambientit në shkallë të gjerë.
Subashi tha se nuk do ketë depozitim mbetjesh më në këtë fushë dhe se nga nesër i transportojnë për në incenerator.
3 ditë më parë në një reagim për mediat, Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k ka sqaruar se lajmet që e lidhin inceneratorin me situatën er krijuar janë tërësisht të pavërteta, duke sjellë dezinformimin e publikut. Sipas shoqërisë venddepozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu kjo kompani ka bërë të ditur se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A. e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie.