MENU
klinika

Dua magjeps Spanjën

“Çfarë nate! Tri çmime!”

03.11.2018 - 10:57

Në natën e madhe të ndarjes së çmimeve “LOS40 Music Aëards”, në Madrid të Spanjës, ishte këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila shkëlqeu, jo vetëm me paraqitjen e saj, por edhe duke rrëmbyer 3 çmime.

Dua u shfaq me një fustan të shkurtë me shumë ngjyra, i cili i ndihmoi asaj të vërë në pah linjat e saj trupore. Një natë e tillë rezultoi vërtet e frytshme për Duan, pasi ajo ka arritur që të shpërblehet me tri çmime.

“Artisti më i mirë internacional”, “Albumi më i mirë internacional”, dhe “Kënga më e mirë internacionale”, janë trofetë që ajo rrëmbeu këtë natë. E lumtur për këtë gjë, këngëtarja vendosi që ta shpreh gëzimin e saj përmes disa fotografive nga mbrëmja, të publikuara në rrjetin social Instagram.

Çfarë nate! Tri çmime! ‘Artisti më i mirë internacional’, ‘Albumi më i mirë internacional’, dhe ‘Kënga më e mirë internacionale’ për këngën ‘Neë Rules’! Faleminderit LOS40 Music Aëards për një mbrëmje të tillë kaq të përsosur!”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.