MENU
klinika

“Sfidë mbetet Karaburuni”

Peleshi reagon për zjarret në vend: Në kontroll të gjitha situatat serioze!

01.08.2021 - 13:56

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.

Peleshi njofton se zonat më problematike janë vënë në kontroll, duke theksuar se sfidë për autoritetet aktualisht mbetet Karaburuni.

Ndërsa ka publikuar foto dhe pamje nga momenti kur shërbimet zjarrfikësve ndërhyjnë për të neutralizuar flakët nga toka dhe nga ajri, Peleshi falënderon të gjithë ekipin për angazhimin e treguar në këto ditë të nxehta.

“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura. Falënderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë”, shkruan Peleshi.