MENU
klinika

E dyshuara kryesore është ish-gjyqtarja e Gjykatës Supreme

Zbulohen të tjera detaje për vrasjen e Presidentit të Haitit

01.08.2021 - 18:16

Burime nga policia e Haitit bëjnë me dije se i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit është një ish gjyqtare e Gjykatës Supreme, shkruan Reuters.

Vrasja e Moise ka zhytur në kaos kombin më të varfër të hemisferës perëndimore duke nisur një kërkim ndërkombëtar për mercenarët dhe organizatorët e vrasjeve në të gjithë Amerikën.

Policia e Haitit ka lëshuar një urdhër arresti për Wendelle Coq-Thelot, një ish-gjyqtare të Gjykatës Supreme, e cila u shkarkua nga puna së bashku me dy gjyqtarë të tjerë në shkurt, kur Moise pretendoi se ishte planifikuar një grusht shteti kundër tij.

Vendndodhja e Coq-Thelot nuk është bërë e ditur.

Mercenarët kolumbianë dhe shtetasit amerikanë nga Haiti që janë arrestuar pas vrasjes së Moise, dëshmuan se ishin takuar me Coq-Thelot.

“Disa prej tyre kanë treguar se kanë qenë dy herë në shtëpinë e zonjës Coq”, u tha inspektorja e policisë, Marie Michelle Verrier gazetarëve.

“Këta persona i dhanë policisë detajet e dokumenteve të nënshkruara gjatë takimeve në shtëpinë e zonjës Coq.”

Policia ka bastisur shtëpinë e Coq-Thelot, si dhe rezidenca të tjera në fshat, tha Verrier.

Por ka ende shumë pikëpyetje rreth vrasjes së presidentit.

Zyrtarët e Haiti fajësuan një skuadër mercenarësh kryesisht kolumbianë, tre prej të cilëve u vranë nga policia.

Një zyrtar i lartë i sigurisë së Moise u arrestua të martën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN