01.08.2021 - 19:48
Luiza Gega është e vetmja sportiste shqiptare që arriti të kualifikohet në finale të disiplinës ku mori pjesë. 32-vjeçarja u rendit e pesta me kohën 9:23.85, në garën e 3000 metrave me pengesa. Gega është e vetmja sportistë që mban gjallë shpresat e Shqipërisë për një vend në podium.
Për këtë ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama i cili me anë të një statusi në ‘’Facebook’’ vlerësoi arritjen e Gegës si sportistja e parë që ia del të kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike.
POSTIMI I RAMËS
“Respekt Kampione! Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike.”
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rezultat fantastik i atletes
“Fluturon” Gega, në finale të 3000 m me pengesa
Atletja, në finale të 3000 m me pengesa