Duket se Armando Broja do të huazohet sërish. Kësaj radhe jo te Vitesse në Holandë. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, skuadra e Udineses, pjesë e Serie A, i ka kërkuar Chelseas huazimin e sulmuesit të Kombëtare shqiptare deri në qershor të vitit 2022.
Gazetari italian bën me dije se bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë, teksa pritet me mjaft interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e shqiptarit, që disa ditë më parë rinovoi kontratën me kampionët në fuqi të Evropës.
Pas shkëlqimit me Vitessen në Holandë, në sezonin që sapo u mbyll, sulmuesi që në shtator mbush 20 vjeç, pritet të kalojë në një kampionat më të fortë, për të fituar më shumë eksperiencë dhe për t’u konfirmuar si një bomber i klasit të lartë.
Udinese have asked Chelsea for Armando Broja on loan until June 2022. Talks ongoing after his contract extension with Chelsea few days ago. 🇮🇹🇦🇱 #CFC #Udinese
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 2, 2021
Serie A është vitrina më e mirë e mundshme për shumë futbollistë të rinj dhe kjo mund të shërbejë edhe Brojën, i cili për të paktën edhe këtë sezon e ka të pamundur të aktivizohet me rishtaz me Blutë e Londrës. Chelsea, duke ditur potencialin e shqiptarit, ka lidhur kontratë afatgjatë me të.