MENU
klinika

Flet Drejtori i Institutit Sizmik

“Kosova mund të goditet nga një tërmet me magnitudë 6.3”

03.08.2021 - 10:33

Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka deklaruar se në të ardhmen Kosova mund të goditet nga një tërmet me magnitudë 6.3.

Ai ka treguar se gjatë javës së kaluar, Kosova është goditur nga 7-8 tërmete, me shkallë të ndryshme.

“Kjo tregon se në të kaluarën por edhe tani Kosova mund të goditet me një magnitudë prej 6.3 shkallë të rihterit, shqetësimi i qytetarëve është krijuar sepse të gjithë e dinë se një dekadë pasluftës kanë qenë disa ndërtime të kryera në mënyrë të egër, pa respektuar kriterin e ndërtimit”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.

Gjatë të dielës në Kosovë janë ndjerë lëkundje të lehta toke. Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. /Express

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat