MENU
klinika

Marrëveshja ka hyrë në fuqi

Zyrtare/ Njohje e patentave shqiptare në Itali

04.08.2021 - 19:07

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për njohjen e patentave ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ndërsa do të jetë efektive për 5 vitet e ardhshme.

Në një dokument të siguruar nga A2 të Ministrisë së Infrastrukturës në Italia theksohet se kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi që prej 12 korrikut. Kjo marrëveshje përfshin konvertimin e patentave të shtetasve shqiptarë, pa provim, në leje drejtimi italiane.

Shtetasit shqiptarë në Itali duhet të paraqesin patentën shqiptare, e cila duhet të jetë e vlefshme, si dhe të kenë të paktën 4 vjet që jetojnë në Itali.

Për këtë çështje, reagoi më 24 korrik edhe Ambasada italiane në Shqipëri, e cila bëri të ditur se marrëveshja ka hyrë në fuqi, ndërsa po punohet për zgjidhjen e disa problemeve teknike.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqisin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre.”