Gjykata e Larte ka caktuar datën për zhvillimin e seancës gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Cela. Mësohet se seanca do të zhvillohet më 28 shtator, në orën 10:00.
Ish-minitri Tahiri ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, i cili kërkonte rihetimin nga e para për të. Gjykata e Lartë mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit ose mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel.
Gjykata e Posaçme e Apelit do të hidhte poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për ish-ministrin e Brendshëm, e cila e dënoi Tahirin me 5 vite burg, që u përkthyen në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.