MENU
klinika

Njoftimi zyrtar

Dorëhiqet sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës

05.08.2021 - 18:04

Eroll Salihu nuk është më sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës. Shtëpia e futbollit kosovar ka njoftuar se Salihu e ka ofruar dorëheqjen nga posti i deritashëm.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka liruar atë nga detyra e sekretarit të përgjithshëm dhe e ka emëruar Salihun si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor.

“Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore.

Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje”, njoftoi FFK-ja.

Kohëve të fundit, Salihu i kishte prishur marrëdheniet me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, me të cilin qëndronin larg njëri-tjetrit. Madje, spekulohej se mes tyre ka pasur edhe përplasje fizike disa muaj më parë.

Gjithsesi, në publik palët janë munduar të tregojnë se është arritur paqja mes tyre. Së fundmi, vjen ky vendim i FFK-së jep një tablo tjetër. Salihu ëende nuk është prononcuar në lidhje me këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN