MENU
klinika

Ndjekësit dyshojnë se ka probleme mendore

Britney Spears flet për herë të parë për gjendjen e saj

07.08.2021 - 11:25

Britney Spears po kalon një periudhë shumë të vështirë këto kohë për shkak të betejës ligjore me të atin. Artistja e famshme i ka shqetësuar këto kohë ndjekësit e saj për shkak të postimeve që ka bërë në rrjete sociale. Ajo është shfaqur disa herë topless dhe fansat kanë dyshuar se mund të ketë probleme me sëhndetin mendor.

Mirëpo ditën e sotme gjatë një lidhje me ndjekësit, këngëtarja tregoi se është shumë mirë.

“Jam e sigurt që shumë prej jush po pyesni veten si jam. Meqë situata dihet dua t’ju them se gjërat janë më mirë sesa kisha menduar”-u shpreh këngëtarja.

Pyetjet e tjera kishin të bënin me gjërat e saj të preferuara dhe Britney tregoi:

“ Linja ime e preferuar e veshjeve është J.Creë sepse me pëlqen fakti që kanë rroba për meshkuj dhe femra. Patatinat e preferuara janë Lays. Kënga e preferuar është “Ëe can’t stop” nga Miley Cyrus. Aroma e preferuar e parfumit është vanilje sepse më pëlqen që është kaq e freskët, vajzërore dhe verore. Kam qenë gjithmonë një vajzë që pëlqente vaniljen”-tha Britney.

Para pak ditësh këngëtarja hodhi hapin e madh dhe i kërkoi zyrtarisht që të përjashtojë babain nga kujdestaria.

Avokati i saj, Mathew Rosnegart, paraqiti një kërkesë në gjykatë për të hequr babain e saj si kujdestar dhe për ta zëvendësuar me Jason Rubin, një llogaritar i autorizuar në Certified Strategies Inc, për të menaxhuar pasurinë e saj, e cila vlen 58 milion dollarë.

“Znj. Spears parashtron me respekt se Gjykata duhet të emërojë të nominuarin e saj, është një preferncë inteligjente dhe objektive për të nominuar një person të kualifikuar, profesionalisht i besuar në këto rrethana. Për më tepër, znj. Spears pohon me respekt se duke pasur parasysh njohjen e Gjykatës në 14 korrik 2021, duke dëgjuar se znj. Spears ka kapacitet të mjaftueshëm për të zgjedhur avokatin e saj ligjor, ajo gjithashtu ka kapacitet të mjaftueshëm për të bërë këtë nominim”,  thuhet në kerkësen e dërguar në gjykatë.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat