MENU
klinika

Muzikë prekëse për viktimat nga pandemia e Covid-19

Varka në formë violine lundron në kanalet e Venecias

07.08.2021 - 16:20

Një varkë në formë violine, është duke lundruar nëpër kanalet me ujë të qytetit të Venecias. Në fakt, ky ritual, bëhet për të nderuar të vdekurit nga pandemia COVID-19.

Në pamje e publikuara në rrjete sociale, shihet një varkë e madhe në formën e një violinë, ndërsa mbi të, qëndron një artiste që luan me veglën një muzikë të ndjerë.

Kjo varkë, e quajtur “Violina e Noes”, është ndërtuar e konceptuar gjatë muajve të para të pandemisë nga Livio de Marchi.

Qëllimi sipas ndërtuesit, është që këto ditë, në kuvertën e varkës 12 metra të lartë të vendoset një orkestër muzikore, e cila do të luajë muzikë për orë të tëra për turistët dhe banorët e qytetit të famshëm botëror.