Një tjetër goditje e fortë vjen pë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga dega Korçë. 51 kryetarë, sekretarë seksionesh si dhe koordinatorë të Lëvizjes kanë dhënë dorëheqjen nga postet drejtuese.
Ata kanë njoftuar se do qëndrojnë anëtarë të thjeshtë të PD. Kjo lëvizje vjen pas dorëheqjes së ish- kryetarit të PD-së në Korçë, Andrea Mano dhe 13 anëtarëve të Kryesisë më 27 korrik.
Në shkresën e bërë publike për mediat, demokratët që kanë dhënë dorëheqjen akuzojnë kryedemokratin Lulzim Basha se me arrogancë po përpiqet ta kthejë PD-në në një parti klienteliste.
Ata thonë se Basha ka hedhur poshtë mundin dhe sakrificat e demokratëve të Korçës gjatë opozitës më të vështirë të PD. Këto argumenta janë të njëjta me ato të cilat shoqëruan largimet e demokratave në korrik.
“Lideri aktual i saj, PD-së po përpiqet me arrogancë ta kthejë partinë në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se Zoti Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë të PD-së”, thuhet në njoftimin për mediat.