MENU
klinika

Bilani i 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja me Covid-19

09.08.2021 - 16:46

Një viktimë dhe 69 raste të reja me Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila theksoi se 1,082 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.

Po ashtu, janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 69 qytetarë, në këto bashki: 21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

Njoftimi i plotë:

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 69 qytetarë, në këto bashki: 21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73 -vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 69

Të shëruar në 24 orë 21

Të shtruar në spitale 30

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,046

Testime totale 932,991

Raste pozitive 133,981

Raste të shëruara 130,439

Raste Aktive 1,082

Humbje jete 2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 382

Shkodër 161

Vlorë 114

Elbasan 103

Fier 90

Lezhë 63

Durrës 52

Berat 48

Kukës 25

Gjirokastër 21

Korçë 17

Dibër 6