MENU
klinika

Zjarrfikësit shqiptarë e kosovarë vijojnë operacionin

Vihet nën kontroll zjarri mbi tunelin e Kalimashit

10.08.2021 - 07:54

Janë vënë nën kontroll flakët mbi tunelin e Kalimashit.

Zjarrfikësit nga Shqipëria dhe Kosova kanë vijuar operacionin gjatë gjithë natës për normalizimin e situatës.

Ndërkohë, vijon ende operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Kalimash.

Në ndihmë të zjarrfikësve shqiptarë erdhën mbrëmjen e kaluar edhe 34 zjarrfikës nga Kosova, të cilët morën pjesën në operacionin për shuarjen e flakëve masive.