10.08.2021 - 16:39
“U rikthyem bashkë”, – është Instagram Story me të cilën Neymar i ka dhënë mirëseardhjen Messi-t te PSG. Të dy kanë luajtur bashkë për katër vite, nga 2013 në 2017, në radhët e Barcelona-s.
Ndërkohë, shumë tifozë të PSG-së janë grumbulluar jashtë Parkut të Princave në pritje të Lionel Messi-t. Të tjerë kanë vendosur ta presin argjentinasin në aeroportin e Bourget.
Do të jetë një pasdite intensive për Messin, teksa pas vizitave mjekësore, e pret firma zyrtare me PSG, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë prezantim sonte në Kullën Eifel, apo do të mjëftohet me një konferencë nesër për shtyp.