MENU
klinika

Ja ku pritet të shkojë

Eriksen mund të mos luajë më me Interin

11.08.2021 - 15:16

Dilemat rreth së ardhmes se Christian Eriksen janë disa. Së pari, mund edhe të mos zbresë më në fushë në karrierën e tij pas asaj gjë i ndodhi në Evropian me arrestin kardiak.

29-vjeçari është nën kontratë me Interin deri në vitin 2024, por vështirë që, nëse rikthehet në fushë, ta bëjë diçka të tillë me zikaltrit. Eriksen i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale duke instaluar një aparat që shërben si një mini-defibrilator i cili ndihmon zemrën në çdo rast rreziku.

Por në Itali të luash me këtë aparat është e ndaluar dhe në këtë mënyrë për të vijuar karreirën në Serinë A i duhet ta heqë. Diçka të tillë sigurisht futbollisti nuk ka ndërmend ta bëjë, për këtë arsye tashmë në skenë ka dalë ish-klubi i tij Ajax i Amsterdamit.

Mediat holandeze raportojnë se akordi me lojtarin është arritur madje pritet të mbyllet shumë shpejt dhe marrëveshja me Interin aq sa janë programuar edhe testet mjekësore që i paraprijnë firmës mbi kontratë.

Në Holandë të luash me një aparat në zemër është e lejuar dhe prej vitesh e bën diçka të tillë një tjetër lojtar i Ajax, Daley Bilnd. Për Eriksen do të ishte një rikthim në shtëpi, sepse u bë pjesë e “harkëtarëve” në moshë 18-vjeçare, luajti 163 ndeshje duke fituar 3 tituj kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin