MENU
klinika

Reuters” zbulon: Ja kërkesa e administratës Biden

“Bisedime të fshehta me Shqipërinë për strehimin e afganëve”

13.08.2021 - 21:36

Shqipëria dhe Kosova janë mes vendeve me të cilat administrata amerikane e Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta për strehimin e afganëve të lidhur me SHBA-të, derisa ata të pajisen me viza amerikane.

Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve “Reuters” që bën me dije se administrata e presidentit amerikan ka zhvilluar bisedime me më shumë vende nga sa ishte bërë publike. “Reuters” citon si burim të lajmit katër zyrtarë amerikanë.

Qëllimi i Uashingtonit është mbrojtja e afganëve që kanë lidhje me SHBA-të nga hakmarrjet e mundshme talebane, ndërkohë që përfundojnë pajisjen e tyre me viza amerikane.

Ndërkohë që talebanët po përparojnë frikshëm drejt marrjes nën kontroll të Afganistanit, SHBA-të njoftuan sot se do të dërgojnë 1.000 punonjës në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat Speciale të Imigrimit (SIV).

Bëhet fjalë për afganë të cilët kanë punuar si përkthyes apo në pozicione të tjera në qeverinë amerikane, të cilët kanë të drejtë të aplikojnë për programin SIV.

Deri më tani, rreth 1,200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3,500 në javët e ardhshme. Afganë të shumtë që kanë punuar me forcat e huaja i frikësohen një hakmarrje të mundshme të talebanëve.

Kësisoj DASH ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të zhvendosen në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se disa nga vendet janë në mëdyshje për të marrë afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Guardian: Dy mesazhe shqetësuese!

“BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve”