MENU
klinika

Radhë të gjata makinash kudo në qytet

Pushuesit dhe emigrantët mbushin rrugët e Lezhës

14.08.2021 - 11:31

Rrugat e qytetit të Lezhës janë duke u përballur me një numër të madh makinash gjatë këtyre ditëve të gushtit për shkak të pushuesve dhe rikthimit të emigrantëve. Kolonat me makina në radhë shihen thuajse në të gjitha rrugët e qytetit.

Lezha me plazhet e saj është një ndër zonat më të preferuara edhe për shqiptarët e Kosovës, ku numri i tyre këtë verë duket të jetë rritur shumë krahasuar me periudhat e mëparshme.

E njëjta situatë më trafikun shfaqet edhe në rrugën kryesore që shkon nga Lezhë për në Shkodër apo nga Lezha për në Laç, duke bërë që shoferët të presin deri edhe orë të tëra për të lëvizur.