MENU
klinika

Plagosje me armë zjarri në qytet

Policia blindon hyrjen dhe daljen e LaIit

14.08.2021 - 14:06

Një plagosje me armë zjarri ka tronditur këtë të shtunë lagjen nr.2 Laç.

Njoftimi nga Policia e Kurbinit

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia 27-vjeçari.

Me datë 14.08.2021, rreth orës 11:20, Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P( T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K( I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo provë në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të e plotë të ngjarjes.