15.08.2021 - 10:22
Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë një javë më parë në fshatin Patalej të Lezhës.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se pasditen e djeshme flakët janë përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë, e më konkretisht në fshatin Molung. Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa në terren ndodhen zjarrfikësit, ushtria dhe shërbimi pyjor. Ditën e sotme pritet të ketë ndërhyrje nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.