Australia u klasifikua në vendin e 6-të në përfundim të Lojërave Olimpike “Toko 2020”, me 17 medalje ari, 7 argjendi dhe 22 bronzi. Gjithsesi, të gjithë këta medalistë dhe të tjerët që nuk u ngjitën në podium janë ende në karantinë, edhe pse kanë kaluar 8 ditë nga mbyllja e Olimpiadës.
Shteti australian vendosi një karantinë 28 ditore për të gjithë sportistët, trajnerët dhe stafin drejtues që erdhën ngë Olimpiada, një periudhë kjo dy herë më e madhe se ajo 14-ditore që vendoset zakonisht për personat që hyjnë në Australi.
Kjo situatë ka indinjuar sportistët e veçanërisht medalistët, që kanë kërkuar të rishihet masa e karantinës: “Ndërsa në vendet e tjera sportistët dhe medalistët po festojnë triumfin e medaljet e fituara, ne jemi të detyruar të qëndrojmë në karantinë, në Sidney.
How Emma McKeon and Australia’s women dominated in the pool at Tokyo 2020 https://t.co/wyMajr3bRk via @Olympics
— Yiannis (@YiannisExarchos) August 11, 2021
Kemi një trajtim të ashpër, që na ka zhgënjyer pa masë. Po i dënojmë sportistët tanë, sepse përfaqësuan vendin e tyre në Lojërat Olimpike”, – tha Matt Carroll, presidenti i Komitetit Olimpik Australian.