MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon dieta në çrregullimet e tiroides?

16.08.2021 - 11:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon dieta në çrregullimet e tiroides?

Mjeku: Personat me çrregullime të tiroides nuk mund ta menaxhojnë sëmundjen me anë të dietës. Por, duke ngrënë ushqimet e gabuara ose duke marr suplementet e gabuara mund shkaktojnë probleme shtesë.

Ushqimet me të cilat duhet të bëjmë kujdes janë Soja, leshterikët e algat, dhe suplementet e Jodit dhe selenit.

A duhet personat me çrregullime të tiroides t`i shmangin këto ushqime?

Soja: Nëse vuani nga hipotiroidizmi, po. Konsumi i tepërt i sojës mund të shkaktoj probleme në personat me hipotirodizëm, gjendje e cila ndodh kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone të tiroides.

Problemi kryesor është se soja mund të pengoj përthithjen e hormoneve të cilët pacientët me hipotiroidizëm i marrin.

Disa studime kanë treguar se ngrënia e një sasie të madhe soje, ose pirja e një gote qumështi soje, brenda një ore nga marrja e hormoneve të tiroides, mund të ndikoj në absorbim të hormoneve.

Në përgjithësi, specialistët rekomandojnë që personat me një funksion të tiroides të dyshimtë – një tiroide me funksion të ulur – mos të konsumojnë sasi të madhe soje çdo ditë.

Rrepat dhe perimet rrënjore: Këto perime shpesh herë fajësohen si shkak i problemeve të tiroides, por në fakt nuk është kështu. Ato janë të mira për dietën, pavarësisht gjendjes së tiroides.

Një perime rrënjore që bën përjashtim është Cassava, një bimë e cila rritet në disa vende të Afrikës. Kjo bimë është e njohur për prodhimin e toksinave të cilat mund të ngadalësojnë një tiroide tashmë jo-funksionale, kryesisht në kushtet e mungesës së jodit. Por ky nuk është rasti në Shqipëri sepse kjo bimë nuk është gjerësisht e njohur dhe përdorur.

Leshterikët dhe algat: Nuk duhen marrë në formën e suplementeve. Personat me probleme të tiroides nuk duhet të marrin më shumë se 158 deri në 175 mikrogram në ditë. Përqendrimi i tyre në ushqime nuk është i madh por në një kapsul mund të arrij deri në 500 mikrogram. Gratë shtatzënë duhet të jenë më të kujdesshme, sepse ato mund të rrisin riskun për strumë te foshnja.

Perimet lakrore: Edhe pse janë të shëndetshme, lakrat dhe perimet e tjera lakrore të ngrëna të pa gatuara dhe në sasi të madhe, mund të shkaktojnë hipotiroidizëm, veçanërisht në mungesë të jodit. Këto perime prodhojnë një substancë e cila konkurron me jodin për përthithjen nga tiroidja.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN