MENU
klinika

“Kërkoj ndjesë”

Ishte “zhdukur”! Anjeza zbulon arsyen…

04.11.2018 - 10:20

Anjeza Shahini është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare kur përfaqësoi vendin tonë në Eurovision, por shpejt ajo u zhduk nga skena shqiptare.

Anjeza u zhvendos në Londër, atje ku po jeton së bashku me bashkëshortin e saj diplomatin Paul Edward Conolly.


Por edhe pse larg vendit, këngëtarja ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke treguar detaje nga jeta e saj, ndërsa së fundmi kishte munguar.

Por tashmë është zbuluar e gjitha dhe Anjeza duket e justifikuar. Ajo ka zbuluar së fundmi se është në muajt e parë të shtatzënisë në pritje të fëmijës së saj të parë.

Në një fotografi të postuar në Instagram ku shfaqet në shkallët e pishinës, Anjeza shkruajti: “A duket barku im i madh me këtë veshjes? Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar”.