17.08.2021 - 11:45
Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë detaje për situatën e zjarrit në Majën e Rrunës. Bëhet me dije se vatra vijon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara. Ndërkohë, sot lka filluar edhe ndërhyrja me helikopter.
“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.
Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Nderkohe ka filluar nderhyrja me helikopter,” thuhet në njoftim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në terren edhe dy helikopterë
Zjarret shkatërrojnë qindra hektarë pyje e kullota
“42 efektivë të FA dhe 30 forca zjarrëfikëse”