MENU
klinika

Problematike mbetet zona e Pukës

Ministria e Mbrojtjes: Shuhet vatra në Malin e Rrjacës

18.08.2021 - 13:18

Ministria e Mbrojtjes mesditën e kësaj të mërkure ka bërë një pasqyrim të situatës së zjarreve me të cilat po përballet ditët e fundit vendi ynë.

Nga të dhënat e fundit mësohet se është vënë nën kontroll zjarri në Malin e Rrajcës në Prrenjas.

Ndërkaq bëhem me dije se mbi 100 forca po luftojnë me flakët në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët.

Ndërkohë vështirësi ka në shuarjen e flakëve në Pukë ku terreni i vështirë dhe era favorizojnë vatrat e zjarrit.

“Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit lokalë kanë vënë nën kontroll zjarrin në Malin e Rrjacës në Prrenjas, por puna vijon pasi era mund ta favorizojë duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në kufi me Maqedoninë e Veriut, ku edhe fqinjët tanë po punojnë në pjesën e tyre.

Mbi 100 forca po luftojnë me flakët në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët.

Në malin e Tërbunit në Pukë dhe fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz era dhe terreni po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që në këto 2 vatra po punojnë aktualisht në terren rreth 200 forca.

Vatrat e tjera në vend nuk paraqesin rrezik të lartë dhe vijon puna e autoriteteve lokale për shuarjen e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN