MENU
klinika

Konfirmon Ministria e Jashtme e Kosovës

Evakuohen katër shqiptarë nga Afganistani

19.08.2021 - 12:25

Katër shqiptarë të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Në njoftimin për mediat, thuhet se si pasojë e përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës, në mënyrë që të mos i rrezikohej jeta.

“MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Sakaq presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC ka thënë se Kosova i pret me afganët, ndërsa ka përmendur faktin se edhe ajo ka qenë refugjate dhe se e ndjen këtë situatë.

Presidentja Osmani duke folur për situatën në Afganistan tha se janë skena që ta thyejnë zemrën. Presidentja tha se Kosova tha se ka treguar gatishmërinë për të pranuar afganët pa hezitim.

Numri i saktë i afganëve që do të vijnë në Kosovë ende nuk dihet, ndërsa presidentja Osmani tha se kjo ende do të diskutohet:

“Me shumë gjasë ne do t’i kemi ata më shpejt se që e presim. Në fillim menduam se ata do të vinin për disa javë dhe se mund të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur…. brenda tri ditëve do të merret vesh edhe për datën e saktë se kur do të vijnë ata”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Brenda dy-tri ditëve mësojmë se kur do të vijnë"

Osmani për BBC: Edhe vetë kam qenë refugjate


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat