Komisioni Evropian ka vendosur të njohë ditën e djeshme çërtifikatën e vaksinimit të Maqedonisë së Veriut, më herët ka pranuar edhe të Turqisë dhe Ukrainës.
Edhe pse Shqipëria ka përdorur të njëjtat vaksina si këto shtete, nuk njihet nga sistemi dixhital i Bashkimit Evropian. Certifikata e vaksinës në fjalë përmban informacione të ndryshme si emri, mbiemri, numri i identitetit TR, data e lindjes, llojet e vaksinave të administruara, prodhuesit dhe datat e vaksinimit.
Vaksina që ka përdorur masivisht Turqia për imunizimin e popullsisë është Coronavac, e cila është përdorur masivisht edhe në vendin tonë.
Por në një kohë që prej datës 20 gusht shtetasit turq të vaksinuar me këtë vaksinë mund të lëvizin në Bashkimin e Europian, shqiptarët e vaksinuar me vaksinën kineze e kanë të pamundur të lëvizin pas një test PCR që vërtetojnë se janë të pa infektuar.
Kjo, pavarësisht se shqiptarët përdorin të njëjtat vaksina si turqit, por edhe Pfizer e Astrazeneca, të cilat njihen nga BE.