MENU
klinika

Priten me emocione në Shkup

Evakuohen nga Afganistani 31 maqedonas

21.08.2021 - 08:54

Disa nga qytetarët e Maqedonisë, të cilët u evakuuan kohët e fundit nga Afganistani, arritën në aeroportin e Shkupit. Bëhet fjalë për 31 persona. Ata ishin evakuuar më parë nga Kabuli në Doha, Katar, ku, me ndërmjetësimin e ambasadorit maqedonas në atë vend. Ata u transferuan nga aeroporti ushtarak ne atë civil, pas çka u dërguan në Stamboll, Turqi. Mbrëmë ata arritën në Shkup nga kryeqyteti i Turqisë. Ata u shprehën se nuk ishin të rrezikuar.

“Rruga jonë ishte e mirë, kaluam mirë. I gjithë ekipi që ishte atje u tërhoq. Ne nuk u shqetësuam sepse punuam në atë zonë dhe e dinim se ku ishim. Ne nuk kemi parë asgjë më shumë sesa keni parë ju në lajme. “Ne ishim në kontakt permanent me të afërmit tanë dhe natyrisht se ata ishin të shqetësuar, por ne i informojmë se jemi mirë”.

Në aeroportin e Shkupit kishte skena shumë prekëse. Prindërit i prisnin fëmijët e tyre.

“Unë jam duke pritur për djalin tim, natyrisht se ishim shumë të shqetësuar. Ne nuk mund të flinim këto ditë. Falë Zotit u kthye shëndoshë e mirë. Ju kërkoj falje për emocionet, por ne u mërzitëm shumë”.

 

 

Tani për tani nuk ka informacione se kur do të mbërrijnë qytetarët tanë të tjerë të evakuuar në vende të tjera. Por, ndryshe nga qytetarët e Maqedonisë të cilët tashmë janë larg tensioneve që po ndodhin aktualisht në Kabul, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për qytetarët afganë të cilët do të strehohen në vendin tonë. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, numri i tyre është rritur edhe për 70 persona të tjerë.

Këtë mëngjes trupi koordinues i formuar për të menaxhuar këtë situatë mbajti një takim dhe jozyrtarisht mësohet se u vendos që askush të mos zbulojë detaje në lidhje me ardhjen e afganëve dhe menaxhimin e kësaj situate, pa lejen e ekzekutivit. Megjithatë Alsat mëson se nuk do të ketë informacione lidhur me procesin e akomodimit të refugjatëve afganë deri të hënën. Ndryshe ardhja e 40 qytetarëve të parë pritet nesër ose të dielën. Plani për risocializimin e këtyre qytetarëve do të zbatohet nga Kryqi i Kuq në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.