Teksa Shqipëria është në prag të një vale tjetër të Covid, ekspertët e vendosin theksin tek masat që duhet të merren për Vjeshtë-Dimrin.
Skënder Brataj, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve thotë se fokusi duhet te jetë vaksinimi sa më masiv, duke përfshirë tashmë edhe gratë shtatzënë.
“Në Vjeshtë-Dimër duhet të përballemi me tre probleme. Me përqindjen e të vaksinuarve, kohëzgjatjen e tyre, me imunitetin e tyre dhe format rezistence në variantet e tjera. Delta në krahasim me variantin Alfa, ka një r 0.7, shpërndarja kaq e lartë nuk të lejon që të kesh shumë rezultate në vaksinim”.
Studimet kanë treguar se imuniteti nga vaksinat zgjat deri në 8 muaj. Por Brataj thotë se në fokus duhet të jenë edhe personat që janë ende të dyzuar apo ata që e bënë vaksinën ndër të parët.
“Në Izrael është bërë një studim që vërteton se imuniteti është 8-9 muaj. Për ata që janë vaksinuar dhe kalon ky muaj do shihet se çfarë do të bëhet. Fakti që kërkuam vaksinim që në fillim ka patur përkrahje”.
Për shkak të përhapjes së variantit Delta, në 10 ditët e fundit të muajit Gusht janë regjistruar 4149 raste dhe 15 viktima. Sipas autoriteteve, të shtruarit në spital dhe viktimat janë të pavaksinuar.