MENU
klinika

Historia e Adelës

Infermierja që ndërtoi karrierën në Gjermani

17.08.2018 - 17:13

Ka shërbyer për 8 vite në pavionin e patologjisë në spitalin rajonal të Durrësit, por pas kaq vitesh infermierja Adela Toci vendosi të largohej nga vendi. Ajo është një ndër infermierët e shumtë shqiptarë që kanë aplikuar për programin e punësimit në Gjermani. Adela tregon se kishte dëgjuar fillimisht për kompani që merrnin përsipër mësimin e gjuhës gjermane nga niveli A1 deri në B2, ndaj nguroi të provonte mundësinë për të vijuar karrierën e saj jasht vendit.

Vendi i huaj nuk të bëhet shtëpi, por ishte e pamundur të vijoja të qëndroja aty. Shumë mund dhe pak pagesë. Asgjë nuk të motivon kur merr një pagesë prej 370 mijë lekësh të vjetra, ndërsa në Gjermani një infermiere me përvojën time merr minimalisht 2300 euro pa llogaritur cilësinë e jetesës. Në Gjermani gjërat nuk funksionojnë si në Shqipëri. Konkretisht; kushtet e punës si infermiere “lehtësohen” nga modernizimi i sistemit mjeksor. Nuk ka pengesa “burokratike”, nuk ka “miq”, siç ndodh rëndomë në spitalet shqiptare. Aty ka punë sipas protokolleve fikse dhe procedurave standarte mjekësore” – shprehet më tej ajo.

Adela tashmë është rritur në detyrë në spitalin “Charit”e në Berlin ku ajo punon dhe ka marrë lincencën e punës së bashku me vizën e cila i mundëson të ketë një jetesë normale dhe dinjitoze edhe pse në dhe të thuaj. “Kam arritur të rritem profesionalisht, të ngrihem në detyrë, licencen gjermane si dhe vizen dy -vjecare” – tregon infermierja shqiptare. Megjithëse ka pak muaj që është shkëputuar kur e pyet nëse do të kthehej të jetonte në vendin e saj, Adela nuk nguron të thotë: “Pse jo. Shqipëria është vendi im, nuk do ta hidhja kurrë poshtë”, thotë infermierja.

Gjermani është një ndër vendet e Bashkimit Europian e cila ka çelur programet e punësimit për të huajte, pasi ka një kërkesë të lartë për fuqi punëtore. Kriteri kryesor është përgatitja e mirë profesionale teksa vetëm për sektorin e shëndetsisë, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se kanë nevojë për 50 mijë punonjës.