MENU
klinika

Mbani shënime!

Çfarë nuk duhet të bëni gjatë periodave?

22.08.2021 - 13:05

Dhimbje të forta barku dhe shpine, stres, shtim i papritur oreksi, nervozizëm dhe luhatje të forta humori, me siguri asnjëra prej shenjave të mësipërme nuk është e panjohur për vajzat e gratë pasi lajmërojnë ardhjen e ciklit menstrual.

Por e dini që gjatë atyre ditëve ekzistojnë disa gjëra që do të ishte më mirë të mos i bënit? Këtë e thonë vetë gjinekologët. Cilat janë? Ua zabulojmë më poshtë.

1.Mos hani ushqime të kripura

Shumë gra përjetojnë ndjesinë e fryrjes gjatë ciklit menstrual, kështu që është mirë të shmangni sasinë e lartë të natriumit. Pini shumë ujë, në mënyrë që të nxirrni kripën e tepërt dhe trupi juaj mund të kthehet në gjendjen e tij normale.

2.Mos bëni dush

Mjekët thonë se janë kundër bërjes së dushit për të pastruar veten gjatë periodave. Në përgjithësi, dushi nuk është një praktikë e nevojshme dhe mund të çrregullojë mikroorganizmat normale të vaginës, duke çuar në infeksione.

3.Mos përdorni pastrues me aromë artificiale

Përdorimi i sapunëve apo larësve intime me përbërës aromatikë artificialë mund të shkaktojnë irritim vaginal dhe duhet të shmanget. Nëse keni një erë të fortë vaginale, është më mirë të shkoni tek gjinekologu juaj në rast se ka një infeksion ose çekuilibër që mund të trajtohet.

4.Mos rrini shtrirë gjithë kohës

Ngrihuni dhe lëvizni kur futeni në ciklin tuaj. Nuk ka aktivitete specifike për të shmangur. Disa gra e gjejnë stërvitjen si gjetjen e duhur për çlirimin e endorfinës që mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve të përjetuara gjatë ciklit.

5.Mos i lini produktet sanitare për një kohë të gjatë

Gratë dhe vajzat që përdorin tamponë duhet ta ndryshojnë atë 4-6 orë; nëse përdorni kupë menstruale ndryshojeni çdo 8 orë; ndërsa nëse përdorni peceta (lines) këshillohet ta ndërroni çdo 2-4 orë. Në këtë mënyrë, ju parandaloni sindromin e shokut toksik.

Intervista/ “Mund ta kaloni pa simptoma, më i shpeshtë te femrat”

Shenjat që jep trupi kur jeni në prag të një infarkti

Nuk është i përshtatshëm për të gjithë!

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të konsumoni xhenxhefil

Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit