MENU
klinika

Përplasje në kufi të Gazës

Ushtarët izraelitë plagosin 41 palestinez mes tyre dhe 13 fëmijë

22.08.2021 - 16:10

Ushtria izraelite filloi sërish sulmet ajrore në Gaza ditën e djeshme pas përplasjeve të fundit mes ushtarëve të saj dhe protestuesve palestinezë gjatë një demonstrate për të përkujtuar djegien e xhamisë Al-Aksa 52 vite më vonë. Aljazeera shkruan se në një deklaratë, ushtria izraelite tha se goditi katër vende të prodhimit dhe magazinimit të armëve në Gaza që i përkisnin Hamasit.

Bastisjet erdhën disa orë pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi turmat e palestinezëve të rinj që protestonin në gardhin që ndan Gazën dhe Izraelin. Ministria palestineze e shëndetësisë tha se 41 persona u plagosën, përfshirë një djalë 13-vjeçar palestinez i cili u qëllua në kokë. Ndërkohë që sipas mediave të huaja tha se të paktën 10 nga palestinezët e plagosur ishin fëmijë dhe dy janë në gjendje kritike.

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës zgjati për 11 ditë nw dhe nisi në muajin maj ku la pas mbi 230 persona të vdekur dhe mbi 1700 persona të lënduar. Mes vendeve u vendos armëpushimi i iniciuar nga Egjipti dhe SHBA-ja.