23.08.2021 - 10:19
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar foto nga disa prej shkollave në vend. Rama thotë se shkollat meritojnë notën 10 për kushtet e reja që ofrojnë.
Ai thekson se ato janë gati për të pritur nxënësit në sezonin e ri.
Në fakt sezoni i ri shkollor do të nisë me vonesë këtë vit pasi u shty me dy javë nga 13 shtatori në 27 shtator ndërsa nga data 1 e muajit të ardhshëm nis mësimi përplotësues.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES 😊
dhe me shkollat që meritojnë notën 10 për kushtet e reja, gati për të pritur nxënësit në sezonin e ri, ju uroj një javë të mbarë🙏