“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kam probleme me zemrën. Sa ushtrime duhet të bëj?
Mjeku: Sipas ekspertëve është e rëndësishme të mbani nën kontroll frekuencës kardiake gjatë stërvitjeve. Një zemrër e shëndetshme është e stërvitur, por jo e sforcuar. Ndaj para se të kryeni aktivtete që mundojnë trupin tuaj mbani në mendje disa këshilla. Nuk duhen kaluar 120/130 rrahje në minutë dhe sidomos në periudhën e fillimit kur trupi duhet ende të ambientohet me aktivitetin fizik. Kjo praktikë sipas mjekëve do ju ndihmojë të mbani nën kontroll rrahjet e zemrës e ta mbani atë të shëndetshme. E vlefshme si për personat që duan të humbasin në peshë ashtu edhe për ata që thjeshtë preferojnë sportin e lëvizjen. Pas muajit të parë të ushtrimit të aktivitetit fizik në mënyrë periodike do të vëreni shumë përfitime në organizëm. Të cilat fillojnë që nga eleminimi i toksinave apo tensioneve të trupit deri tek puna më e mirë e zemrës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim