MENU
klinika

Pd zbulon skandalin

Uniformat e Urgjencës, vidhen 450 mln lekë

04.11.2018 - 15:27

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, në një dalje publike ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë se ka vjedhur 450 milionë le me tenderin e uniformave të urgjencës.

“Kompania e përjashtuar nga tenderat ofroi uniforma pa cilësi me çmim të pajustifikuar,” deklaron ajo.

“Sistemi shëndetësor në vend është përkeqësuar nga viti në vit, sepse korrupsioni dhe babëzia qeveritare po e gërryen me shpejtësi, duke u hequr qytetarëve mundësinë e një shërbimi me standarte.

Shërbimi i Urgjencës është një nga modelet e abuzimeve dhe korrupsionit të Rilindjes që, nëpërmjet fasadës, vjedh dhe shpërdoron me qindra milionë lekë.

Tenderi për uniformat e punonjësve të urgjencës me vlerë rreth 450 milionë lekë përbën një rast revoltues sesi abuzohen paratë e taksapagursve.

orjola pampuri-konica.al
orjola pampuri-konica.al

Është e papranueshme që për shërbimin e urgjencës nuk ka autoambulanca mjaftueshëm dhe Ministrja e Shëndetësisë mburret me uniformat e shtrenjta të personit.

Është jo humane që autoambulancat të jenë në gjendje të mjerueshme, me mungesa në personel dhe në pajisje bazë për shpëtimin e jetëve, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë shpërdoron 450 milionë lekë për uniforma të cilavepo u del boja nga cilësia e dobët.

Dyshimet se tenderi me uniformat 800 mijë lekëshe të Urgjencës është korruptiv nuk ka të bëjë vetëm me çmimin e lartë dhe të pajustifikueshëm.

Fituesja e tenderit për uniformat që reklamon Manastirliu është një kompani që nuk duhet të merrte pjesë në tendera deri në vitin 2019.

abuzimi me uniformat-konica.al
abuzimi me uniformat-konica.al

Përveç dokumentave të tenderit, Partia Demokratike po ju vë në dispozicion njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit 2 vjet më parë, ku kërkon përjashtimin nga tenderat për 3 vjet të kompanisë Marsi&Al.

Në atë kohë, Policia e Shtetit e ndërpreu kontratën për uniformat e saj, sepse cilësia më të cilën ato u prodhuan, ishte skandaloze.

Kompania u dërgua për ndjekje penale nga Policia e Shtetit dhe, sipas njoftimit të tyre, Agjencisë së Prokurimit Publik i shkoi dokumentacioni për përjashtimin e kompanisë deri në vitin 2019.

Ministrja Ogerta Manastirliu duhet të japë llogari për skandalin e uniformave 800 mijë lekëshe të urgjencës, që u reklamuan prej saj si standart i ri shërbimi, por që në të vërtetë fshehin një aferë korrupsioni dhe gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë,” shprehet deputetja.