Një operacion i vështirë, por i suksesshëm në Afganistan. Skuadra kombëtare e futbollit të femrave ishte në mesin e një grupi prej më shumë se 75 personash të evakuuar në një fluturim nga Kabuli ditën e sotme.
Sindikata globale e futbollistëve FIFPRO falënderoi qeverinë australiane që bëri të mundur evakuimin e lojtarëve, zyrtarëve të ekipit dhe anëtarëve të familjes, me punën e vazhdueshme për të ndihmuar më shumë të largohen nga Afganistani.
“Këto gra të reja, si sportiste dhe aktiviste, kanë qenë në një pozitë rreziku dhe në emër të bashkëmoshatarëve të tyre në të gjithë botën falënderojmë bashkësinë ndërkombëtare për ndihmën e tyre,” – tha sindikata në një deklaratë.
Skuadra afgane u krijua në vitin 2007 në një vend ku gratë që luajnë sport u pa si një akt politik i sfidës kundër talebanëve. Lojtaret ishin këshilluar këtë muaj që të fshinin postimet në mediat sociale dhe fotografitë e tyre me ekipin për të shmangur hakmarrjet që kur qeveria afgane e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ra.
“Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht stresuese, por sot kemi arritur një fitore të rëndësishme,” tha ish -kapitenia i ekipit Khalida Popal.